ShowBizzz

Moderatori i njohur, pjesë e edicionit të tretë të BBVA

Një tjetër personazh i njohur pritet ti bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Sipas “Iconstyle”, bëhet fjalë për moderatorin e njohur, Drini Zeqo. Ai i ka thënë po ftesës për t’iu bashkuar programit të njohur.

Moderatori ka një karrierë disa vjeçare në televizionet shqiptare, ku e kemi parë edhe si prezantues në emisione dhe spektakle të ndryshme.

Tashmë mbetet ta shohim në një profil tërësisht ndryshe, me pjesëmarrjen e tij si konkurrent në spektaklin e famshëm, ku personazhet shfaqin dimensionet e karakterit të tyre që ndoshta më parë nuk i kemi njohur.



lokimagazine