ShowBizzz

Moderatori i njohur rikthehet sërish në ‘Top Channel’ me emisionin e dikurshëm!

Të tjera ndryshime do të kemi sezonin e ardhshëm në ekranet shqiptare.

Moderatorin e njohur të programeve të cilat na shoqërojnë gjatë paraditeve tona, Alban Musën nuk do ta shohim më në ekranin e ABC.

Sipas “Kryefjala”, sezonin e ardhshëm televiziv, pra duke nisur prej shtatorit, Albani do të shfaqet në ekranin e Top Channel.

Së bashku me Albanin do të rikthehet edhe programi i njohur “Në shtepinë tonë”, i cili u ndërpre për një periudhë kohore. Megjithatë këtë herë moderatorit dhe aktorit i është besuar jo vetëm moderimi por edhe autorësia e këtij formati.

Alban Musa i cili është një nder figurat më të dashura dhe familjare në ekranet shqiptare, ka qenë prezantuesi i parë i këtij programi bashkë me Anjeza Majën në vitin 2016. E pas pothuajse 7 vitesh, ai rikthehet sërish “në shtëpi”.