LifeStyle

Moderatorja kosovare ndan lajmin më të bukur me ndjekësit e saj

Moderatorja e njohur e emisionit “Sol” në Klan Kosova, Adelina Hasani po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo ka zbuluar pritjen e ëmbël përmes një videoje në TikTok ku thotë se është në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Prej katër muajsh, brenda meje po rreh një zemër tjetër. As sfidat e as mundimet e kësaj periudhe të shtatzënisë nuk po ia humbin shkëlqimin këtij bekimi kaq të madh që jemi duke e përjetuar unë e Besarti”. – shkruan Hasani.

 

TS Poll - Loading poll ...