ShowBizzz

Moderatorja shqiptare tmerrohet në studio, ndërpritet emisioni (Video)

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur moderatores Erjola Doçi në emision dhe jo për herë të parë.

Herë pas here, të ftuarve në “Mos i bjer me top”, iu bëhet një rreng kur në një moment të intervistës një gjarpër bie nga sipër në skenë.

Këtë herë loja iu bë Erik Lloshit, i cili nuk u tremb aspak, por kjo nuk mund të thuhet për Erjolën, e cila nisi të ulërasë. Moderatorja u bë aq keq sa u desh të ndërpritej emisioni për pak momente.

Moderatorja shqiptare tmerrohet në studio, ndërpritet emisioni (Video)