
Kur njerëzit flirtojnë, a janë ata duke tradhtuar partnerët? Kjo pyetje ngre shumë debate dhe opinione të ndryshme në kultura të ndryshme
Të gjithë ne, kemi shanse të mëdha që nëse ndërveprojmë fillimisht në mënyrë miqësore, më tej në komunikim të dyshimtë, pastaj flirtues…të arrimë drejt tradhtisë së plotë. Një “çkemi” miqësore është ndryshe nga një “çkemi” flirtuese, një “çkemi” flirtuese është ndryshe nga një mesazh intim dhe në të njëjtën kohë, të gjitha këto janë diçka tjetër nga seksi. Në fakt, sipas studimeve, njerëzit thuajse në mënyrë universale pranojnë se kontakti fizik ose seksi oral me dikë që s’është partneri i tyre quhet tradhti.
Të tjerë bien dakord që çdo lloj aktiviteti tjetër erotik me dikë që s’është partneri edhe nëse s’arrin në seks- quhet tradhti. Një pjesë tjetër është i mendimit se edhe puthja, prekjet intime, shkëmbimet e mesazheve seksuale, etj- është gjithashtu tradhti!
Meshkujt kanë perceptim të kundërt për flirtin nga femrat. Për meshkujt qëllimi i fundit i flirtit është seksi, ndërsa femrat e përjetojnë si argëtim të padjallëzuar, pa përfunduar me obligime.
Përbërja zonës së trurit, e cila reagon ndaj informatës: “Kjo femër është e këndshme”, stimulon tepër neokorteksin. Për këtë shkak së paku për një kohë të shkurtër e humbin kontrollin.
Pra, femra shfrytëzon flirtin që të tërhequr vëmendjen, ndërkaq meshkujt për të nxitur seksin.