LifeStyle

‘Mollëzat e buzët fryhen…’/ Mjekja estetiste: Edhe politikanët po frekuentojnë trajtime kudo në fytyrë e trup

Mjekja estetiste Dr. Vilma Tafilaj, e ftuar në studion “Kafe Shqeto” me moderimin e Flavio Qarrit, komentoi me shqetësim zhvillimet e fundit në industrinë e estetikës në Shqipëri dhe ndikimin e trendeve të huaja, veçanërisht atyre nga Hollivudi.

Sipas saj, një pjesë e mirë e personazheve publikë, kryesisht femra, janë bërë të gjithë njësoj për shkak të ndërhyrjeve të shumta estetike. “Fatkeqësisht është një trend shumë i shëmtuar. Ndjekin botën e Hollywood dhe kërkojnë të arrijnë atë perfeksion, shpesh duke sjellë fotografi të personazheve të famshëm dhe duke kërkuar të duken si ata,” u shpreh Tafilaj.

Ajo theksoi se shumë persona nuk marrin parasysh tipologjinë e tyre fizike dhe përpiqen të përshtaten me modele që nuk u përshtaten aspak, duke përfunduar në transformime të ekzagjeruara. “Mollëzat fryhen, sytë futen brenda, buzët e fryra – janë raste ekstreme. Dhëmbët i bëjnë me faseta dhe të gjithë duken të bardhë njësoj. Jemi bërë si avatarë,” deklaroi ajo.

Ndërkohë që në Shqipëri duket se trendet po shkojnë drejt teprimit, në Hollivud, sipas Tafilajt, po vërehet një rikthim drejt natyralitetit. Ajo përmendi rastin e Kris Jenner, e cila ka realizuar një “face lifting” për tërheqjen e lëkurës në fytyrë dhe qafë, si dhe mundësinë e një lipofilling-u për rigjenerimin e zonave me më pak volum.

Duke prekur edhe pjesëmarrjen e politikanëve në trajtime estetike, mjekja u shpreh se edhe ata nuk qëndrojnë jashtë këtij fenomeni. “Politikanët i frekuentojnë trajtimet estetike, janë pak më të rezervuar në lidhje me injeksionet, por pjesën rigjeneruese e preferojnë shumë,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e balancës dhe natyralitetit në proceset estetike.

Tafilaj:  Personazhet publik, sidomos femrat, një pjesë e mirë janë bërë të gjithë njësoj, fatkeqësisht është trend shumë i shëmtuar.

Ndjekin botën e Hollywood dhe e kërkojnë gjithmonë të kenë atë perfeksionin, vijnë me imazhin e një personi të caktuar, vijnë me fotografi realisht dhe thonë, ‘më bëj mua si ky person’, ndërkohë që ai person ka tipologji tjetër, ka skelet tjetër, muskulaturë tjetër, dhe nuk e bën dot njësoj, dhe duke u fryrë fytyra fryrë bëhen si tullumbace pastaj që nuk kanë ku shkojnë më.

Mollëzat, sytë futen brenda, buzët e fryra, janë raste ekstreme, dhëmbët i bëjnë me faseta dhe duken të gjithë të bardhë, kemi disa raste ekstreme, jemi bërë të gjithë si avatar.

Ndërkohë në Hollivud, tendencat e fundit janë drejt natyralitetit, pra ti të bëhesh por të bëhesh pa u dukur.
Në këtë rast Criss Jenner ka realizuar operacionin e face lifting që është tërheqje e lëkurës, në pjesën e fytyrës dhe qafës, për ta tërhequr dhe tendosur, dhe mund të ketë bërë edhe një lipofilling për zonat që mund të kenë mbetur pak më pak voluminoze, për ta shtuar dhe për ta rigjeneruar lëkurën.

 

Ka qenë një kirurg amerikan që e ka realizuar dhe e ka realizuar shumë mirë.

Edhe politikanët/politikanet i frekuentojnë trajtimet, vijnë, frekuentojnë trajtime kudo (fytyrë, trup), janë pak më të konservuar në pjesën e trajtimeve por i bëjnë gjithashtu.

Kanë qejf më tepër pjesën rigjeneruese, tremben pak te pjesa e injeksioneve por me pjesën rigjeneruese ne punojmë sa më mirë gjithashtu.

Të Ngjashme