Lajme

Momente paniku në Sarandë – Komisioneri i PL’së bie në tokë nga kriza epileptike

Një ngjarje e frikshme është regjistruar sot në Sarandë, ku një komisionar i Partisë së Lirisë është rrëzuar papritur në rrugë, teksa po ecte.

Ngjarja ndodhi në një zonë ku ishin të pranishëm një gazetar dhe kandidati i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, të cilët ndërhynë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.

Pas rreth 10 minutash mbërriti ambulanca, ndërsa mjekët konfirmuan se pacienti kishte pësuar një krizë epileptike. Aktualisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është vlerësuar reagimi i shpejtë i qytetarëve dhe i përfaqësuesve të partive politike, të cilët vepruan për të garantuar sigurinë e të prekurit deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.