Joe Biden pati një performancë gjithë ngërçe në një përballje 90-minutëshe me Donald Trump, në debatin e parë televiziv të fushatës zgjedhore presidenciale 2024.
Demokratët shprehën shqetësimin për performancën e presidentit. Anëtarët e partisë thonë se përgjigjet e tij në këtë debat shkaktuan panik.
Por zëvendëspresidentja Kamala Harris i doli në mbrojti Biden-it, duke thënë se “ishte një fillim i ngadaltë, por kishte një përfundim të fuqishëm”.
Trump sulmoi në mënyrë të përsëritur Biden mbi ekonominë dhe të dhënat e tij të politikës së jashtme, ndërsa Biden synonte tek dënimi penal të rivalit të tij dhe përpjekjet e supozuara për të shkatërruar zgjedhjet e vitit 2020.
Biden e quajti Trump një “pinjoll” dhe tha se ai kishte “moralin e një mace rruge”.
Trump u kundërpërgjigj dhe tha në një moment: “Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë tha ai në fund të asaj fjalie dhe nuk mendoj se ai as e mbaroi atë”.
Me pak fjalë nuk ishte një natë e fortë për Presidentin Biden.
/tiranapost