ShowBizzz

Momenti viral në varrimin e vëllait të Gjestit, Egli Tako: Atë ditë vdiq edhe njerëzimi

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në “Shqipëria Live”, ku ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në vitin e kaluar, pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4.

Ajo është pyetur gjithashtu për një moment që u bë viral në rrjete sociale, ndonëse në një fatkeqësi.

Bëhet fjalë për pjesën ku këngëtarja ka qenë prezent në varrimin e vëllait të Gjestit, i cili vdiq në shtator si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

Ish-banorja thekson se nuk do që të komentoj fare këtë temë, por që sipas saj atë ditë vdiq edhe njerëzimi.

“Nuk dua ta komentoj fare si temë, e respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare sa i përket kësaj teme”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Di vetëm të them që atë ditë vdiq edhe njerëzimi, kështu që nuk dua të komentoj asgjë më gjatë”.

Kjo pasi në ato çaste të gjithë sytë ishin nga ta dhe po i bënin fotografi. /Telegrafi/

 

Të Ngjashme