ShowBizzz

Monica Bellucci shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri!

Më herët këtë vit, nga media të ndryshme nisën aludimet se Monica Bellucci kishte gjetur sërish dashurinë, teksa aktorja italiane u raportua se kishte nisur një histori me regjizorin e famshmë Tim Burton.

Më pas lajmi u konfirmua nga vetë ikona e bukurisë, e cila për “Elle France” tha se është shumë e lumtur që e ka takuar Tim dhe po, është në një marrëdhënie me të.

Ndërkohë së fundmi cifti janë shfaqur për herë të parë bashkë, në tapetin e kuq në Romë, në premierën e filmit “Diabolik Chi Sei?”.

Bellucci, 59 vjeç, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri e elegant dhe me grimin identifikues, ndërsa Burton, 65, me një kostum të zi klasik.

TS Poll - Loading poll ...

Ata mbajtën duart, takuan njerëzit dhe pozuan të buzëqeshur, teksa morën edhe mjaft komplimenta.

Çifti po punon bashkë për filmin “Beetlejuice 2” në Londër, në vazhdim i “Beetlejuice” (1988), me regji të Tim Burton.

Sa i takon historikut të tyre të dashurisë, Burton ka qenë i martuar në vitet 1989 – 1993 me artisten Lena Gieseke, ndërsa pas disa marrëdhënieve, u lidh me Helena Bonham Carter, me të clilën ka edhe dy fëmijë. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2014, ndërsa patën edhe shumë bashkëpunime në filmat e tij.

Nga ana tjetër, Bellucci ka qenë e martuar me fotografin Claudio Carlos Basso e më pas, me aktorin francez Vincent Cassel, me të cilën ka edhe dy vajza, të quajtura Deva dhe Léonie.

Pas divorcit nga Cassel, Monica u lidh me artistin Nicolas Lefebvre. Tani aktorja italiane dhe regjizori janë të lumtur bashkë.



lokimagazine