Lajme

Monika Kryemadhi e pranon: Marrëdhënia ime bashkëshortore me Metën është e ngrirë, ndërhyjnë njerëz të tjerë

 

Monika Krymadhi dhe Ilir Meta/ fotoarkiv

Monika Kryemadhi ka pranuar se përçarja politike dhe situata çfarë po ndodh brenda Partisë së Lirisë, ka ndikuar dhe në jetën personale. E pyetur nga Blendi Fevziu se si është raporti i saj bashkëshortor me Ilir Metën, Kryemadhi tha se është i ngrirë për shkak të konflikteve në parti.

TS Poll - Loading poll ...

Deputetja e Partisë së Lirisë u shpreh se brenda familjes së tyre, ka ndërhyrje nga njerëz të cilët duan të kenë karrierë politike.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit me partinë. Sigurisht që brenda familjes tonë kanë ndërhyrë njerëz që duke shkaktuar pozicionime dhe lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë edhe Ilir Meta kemi këto konflikte, konfliktet tona janë politike të cilat reflektohen edhe në jetën bashkëshortore. Nëse ne jemi dy njerëz që merremi me politikë dhe normal që do të ndikojë edhe te marrëdhënia jonë bashkëshortore.

Njeriu sa të rrojë do mësojë. Gjithmonë mendoj se mendjelehtësia më e madhe qëndron që pushtetin do e krijojnë duke rrënuar të tjerët. Por kjo nuk ndodh”, tha Kryemadhi.