Morena Taraku ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në Instastory, ku ka zgjedhur të përcjellë një mendim motivues për ndjekësit e saj. Ajo ka publikuar një tekst në gjuhën angleze, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe durimit, shkruan “Kosovarja”.
Në mesazhin e saj, këngëtarja shprehet se në fund të çdo dite duhet kujtuar se ka mirësi në çdo situatë. Ajo nënvizon se çdo pengesë, pavarësisht madhësisë, sjell me vete një mundësi për rikthim dhe përmirësim.
Morena thekson gjithashtu se çdo humbje shoqërohet me diçka më të mirë, duke inkurajuar që të mos ndalemi te vështirësitë. Mesazhi përmbyllet me thirrjen për të thënë “Elhamdulilah” dhe për të vazhduar përpara.

