ShowBizzz

Mori gjithë vëmendjen në ceremoninë e Topit të Artë! Momentet pikante të “IShowSpeed”

Shumë njerëz dhe ndjekës të tij por jo vetëm, të habitur pyesin se kush e ftoi atë në ceremoninë e zhvilluar në Paris, ku yjet më të mëdhenj të futbollit janë të pranishëm, ndërsa fitues u shpall Lionel Messi, duke e rrëmbyer çmimin për herë të tetë.

Ylli i internetit ishte njëri nga të famshmit e parë që mbërriti në tapetin e kuq vetëm pas orës 18:00, duke u fotografuar me Darren Jason Watkins Jr. me entuziazmin e tij për të qenë në këtë ngjarje.

Speed ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale duke dalë me video live gjatë eventit, ndërsa përpiqej të takonte Messin, Erling Haaland, apo Kylian Mbappe. Speed takoi vetëm Haaland, ku të dy u panë duke bërë disa shaka për paraqitjet e njëri-tjetrit përpara se të ndaheshin. Fatkeqësisht ai nuk mundi të takojë as Mbappen, as Messin pasi nuk u lejua nga sigurimi. IShowSpeed ​​postoi një seri fotosh në Instagram, duke kapur momente me lojtarë të tjerë të mirënjohur. Midis tyre ishte Vinicius Jr, sulmues brazilian i cili luan për klubin Real Madrid dhe dhe sulmuesin anglez të Real Madridit Jude Victor William Bellingham.

Për më tepër, momeni pikant ishte kur Speed ​kur kërkoi një foto dhe u injorua nga gruaja e Messit, Antonella Rocuzzo.

“ YouTuber-i” ​​ishte dukshëm i mërzitur pasi i preferuari i tij, Cristiano Ronaldo,  nuk ishte në event ndërsa edhe kur Lionel Messi mori në duar Topin e Artë, reagimi i tij ishte i zhgënjyer. Speed gjithmonë ka treguar hapur mbështetjen e tij për Ronaldon, të cilin ka mundur ta takojë./albeu.com

Fotogaleri