Lajme

“Mos bëj atë që s’do doje ta bënin ty”/ Rama ‘kapet’ me Fevziun për arrestimin e Metës: Ça po…

Kryeministri Edi Rama është “kapur” gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu, teksa ky i fundit i nxori në ekran videon e arrestimit të Presidentit të Republikës, Ilir Metës. Gjithçka erdhi pas një insinuate të drejtuesit të “Opinion”.

“Mos i bëj tjetrit atë që s’do doje ta bënin ty” i tha Blendi Fevziu kryeministrit, duke bërë që Edi Rama të ngrinte tonet dhe të insistonte të merrte një përgjigje prej moderatorit, se çfarë ai po insinuonte. “Ça po insinuon ti, ore ça domethënë kjo që thua ti”, u shpreh Rama. Më herët, ai nuk pranoi të komentonte arrestimin e presidentit Ilir Meta, duke e konsideruar subjekt të drejtësisë.

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, ndaj unë nuk kam asnjë koment. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë, jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë.

Fevziu: Duket sikur të jesh në Kolumbi

Edi Rama: Patjetër, se gjëja më e thjeshtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë, Bolivinë. Por Shqipëria ka hapur negociatat dhe kjo nuk i bëhet një vendi që është narkoregjim, por skanohet nga ekspertë të Bashkimit Europian.