Lajme

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Sot, e enjte 14 dhjetor,  vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër.

Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësin mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 12°C
në zonat e ulëta 10 deri 17°C
në zonat bregdetare 13 deri 18°C

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo