Zakonet e përditshme që zgjedhim të ndjekim si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik nuk janë thjesht zgjedhje momentale, por kanë pasoja afatgjata që mund të shfaqen më herët nga sa mendojmë. Një studim i ri nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Laurea në Finlandë tregon se këto zakone të dëmshme nisin të ndikojnë në shëndetin tonë që në të tridhjetat.
Sipas studiuesve, individët që zhvillojnë zakone të pashëndetshme në rini si pirja e duhanit, konsumi i tepruar i alkoolit dhe mungesa e stërvitjes përballen me probleme serioze të shëndetit mendor dhe fizik që në moshën 36-vjeçare. Studimi përfshiu qindra persona të lindur në vitin 1959, të cilët u ndoqën deri në moshën 61-vjeçare. Rezultatet ishin të qarta, ata që kishin jetuar me këto zakone në moshë të re përfunduan më të sëmurë, më të lodhur dhe më të prekur nga depresioni në moshë madhore.
Dr. Tiia Kekäläinen, drejtuesja e studimit, thekson se ndërhyrja e hershme është thelbësore për të parandaluar akumulimin e dëmeve që sjellin zakonet e këqija:
“Zakonet e këqija në një moshë të re rezultojnë në shëndet të dobët mendor dhe fizik më vonë në jetë,” tha ajo. “Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e trajtimit të sjelljeve të rrezikshme për shëndetin sa më herët që të jetë e mundur.” shtoi ajo.
Githashtu dr. Kekäläinen paralajmëron se rezultatet mund të mos vlejnë njësoj për brezat e rinj për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës, teknologjisë, stresit social dhe kulturor, si dhe faktorëve të rinj të rrezikut që shfaqen sot. Syri.net-iefimerida
