Alba Vukaj dhe Azem Gagica janë të dy në nominim së bashku me pesë banorë të tjerë.
Ata kanë diskutuar së fundmi me njëri-tjetrin për lojën e tyre në këtë spektakël.
Azemi thotë se nuk pranon të ndryshojë karakterin e tij për lojë, vetëm për të qëndruar më shumë brenda.
Bukuroshja nga Shkodra po ashtu shprehet e shqetësuar për shkak të fjalëve të banorëve.
Konkurrenti nga ana tjetër i kërkoi që të mos ndikohet shumë nga fjalët e të tjerëve.
I njëjti ka shprehur në fillim edhe një pëlqim për Albën, por që kjo e fundit nuk kishte të njëjtat ndjenja.
Sidoqoftë, ata po vazhdojnë të ruajnë miqësi e të flasin bashkë për shumë gjëra.