Shëndetësi

Mosha biologjike e organeve, llogaritet me një analizë gjaku

Pas selfie-s për të zbuluar moshën biologjke të një personi me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, një test gjaku tani na lejon të analizojmë nënshkrimin e lënë nga proteinat dhe kështu të gjurmojmë moshën biologjike të 11 organeve, duke përfshirë trurin, zemrën dhe mëlçinë, dhe prej andej të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve në 10 vitet e ardhshme.

Ky është rezultati i një studimi nga Stanford Medicine i SHBA-së, i botuar në revistën Nature Medicine, i cili ofron mënyra të reja për të kuptuar efektivitetin e terapive që synojnë ngadalësimin e plakjes dhe hap mundësinë e ndërhyrjes përpara se të shfaqen sëmundjet.

Studiuesit e udhëhequr nga Tony Wyss-Coray përzgjodhën rastësisht gati 45,000 njerëz të moshës midis 40 dhe 70 vjeç , të dhënat e të cilëve ruhen në Biobankën e madhe të Mbretërisë së Bashkuar , dhe i monitoruan ata për 17 vjet. Më pas ata analizuan afërsisht 3,000 proteina në gjakun e secilit person, disa prej të cilave mund të gjurmohen deri në organe individuale. Së fundmi, të dhënat u përpunuan nga një algoritëm që vlerësoi nënshkrimin e proteinave të secilit individ dhe llogariti moshën biologjike të organeve të tyre.

Një e treta e pjesëmarrësve kishin të paktën një organ, mosha e të cilit ndryshonte ndjeshëm nga mosha e tyre kronologjike, dhe organet më të vjetra ishin të lidhura fort me rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve të ngjashme. 

Truri , në veçanti, është treguar të jetë kujdestari i jetëgjatësisë: njerëzit me një tru biologjikisht të vjetër kanë 12 herë më shumë gjasa të diagnostikohen me Alzheimer brenda 10 viteve, sesa një person i së njëjtës moshë me një tru më të ri. Mosha e trurit është gjithashtu parashikuesi më i mirë i rrezikut të përgjithshëm të vdekshmërisë: të kesh një tru shumë të vjetër rrit rrezikun e vdekjes me 182% gjatë 15 viteve të ardhshme, ndërsa një tru i ri e zvogëlon atë me 40%./ ANSA.

Të Ngjashme