Policia e Kosovës ka njoftuar se, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut, dyshohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë mes një kamionete dhe një veture ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për teve1.info ka bërë të ditur se, sipas hetimeve të para drejtuesi i veturës e ka humbur kontrollin mbi mjetin duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas është përplasur direkt me kamionetën që i vinte për ballë.
“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mosë përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, thuhet në përgjigjen e Hashanit./teve1.info/