
Të martën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6-9 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, ka njoftuar IHMK-ja.