Lajme

Moti i keq në Shkodër, shiu i rrëmbyeshëm përmbyt qytetin

Rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës janë përmbytur mbrëmjen e sotme (24 shtator) si pasojë e motit të keq.

Prezencë të shtuar uji ka pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dërvishbeg.

Gjithashtu, si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

Përmes një reagimi, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, u shpreh se qarkullimi nuk është bllokuar në akset rrugore.

Reagimi i Bashkisë Shkodër:

Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë dije se:

– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.