Bota

Moti i keq/ Pezullohen fluturimet në Gjermani

Moti i keq është bërë shkak për bllokimin e rrugëve dhe fluturimeve në Gjermaninë Jugore.

Rreth 160 fluturime janë anuluar në Mynih. Vendimi është marrë, pasi për shkak të dëborës, avionët as nuk mund të uleshin e as nuk ngrihesh dot nga pista.

Dëbora parashikohet të vijojë deri pasditen e sotme dhe pritet që trashësia e saj të arrijë 30-40 cm.

Kështu që problematikat në transport do të vijojnë.



/tiranapost