Shëndetësi

Moti i nxehtë, ja ushqimet që duhen konsumuar

Është një frut perfekt për këtë stinë. Përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe.

Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër dhe jo nga likopeni.

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit.

Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.