Shëndetësi

Moti merr kthesen, temperaturat diten e enjte pritet te kapin kulmin sipas meteorologes

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas meteorologes Lajda Porja temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë kryesisht të larta, duke kulmuar ditën e enjte në 37 gradë Celcius.

Sakaq zonat malore do të karakterizohen nga vranësira të lehta dhe kalimtare.

“Si pasojë e valëve të të nxehtit afrikan që ka përfshirë pellgun e Mesdheut do të ndikohet edhe Shqipëria, duke bërë që moti i kthjellët të prezent pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore.

Parashikohet që sot termometri të ngjitet deri në 32 gradë dhe e gjithë java do të jetë kryesisht me temperatura të larta, ku do të kulmojnë ditën e enjte.

Të enjten do të shënohen temperatura 37 gradë. Edhe pse nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, Shqipëria do të jetë në periferi të saj, temperatura ekstremisht të larta priten në Italinë Jugore.

Përsa i përket pjesës së rajonit, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë prezent që në orët e para të mëngjesit. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë kryesisht në orët e pasdites.”,-tha ajo.