Lajme

Moti për fundjavë në Kosovë e Shqipëri

Masa mjaft jo-stabile ajrore krijuan kushte për stuhi intensive ditëve të kaluara të cilat në disa zona shkaktuan probleme dhe dëme materiale.Këto masa ajrore tani janë dobësuar dhe po largohen nga rajoni ynë. Temperaturat po ashtu pësuan ulje të ndjeshme pas një valë të shkurt por të fuqishme tropikale.

Pas depërtimit të masave më të freskëta ajrore tani nuk priten rritje të mëdha të temperaturave përkundër stabilizimit të atmosferës. Kjo vlen për viset kontientale, sepse në viset mesdhetare të Shqipërisë do të jetë mjaftë nxehtë këtë fundjavë, por jo ndonjë i nxehtë ekstrem.

Nga tani edhe vranësirat po tërhiqën dhe kemi stabilizim gradual dhe të plotë të atmosferës në rajonin tonë, megjithatë do të kemi erëra të freskëta që herë pas here do të na freskojnë gjatë fundjavës, por pa reshje atmosferike.

E shtuna do të karakterizohet me diell dhe vranësira lokale. Vranësira do të ketë më shumë pjesë të Kosovës, veriut të Malit të Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Në Shqipëri më shumë diell dhe vranësira të pakta në viset kontinentale.

Temperaturat maksimale në Kosovë rreth 27 apo 28 gradë Celsius, kurse në perëndim të Shqipërisë mbi 30 gradë Celsius.

Edhe dita e diel do të jetë pak a shumë e ngjashme, me më shumë diell dhe vranësira lokale të pakta. Temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të theksohet. Shumë më nxehtë në gysmën perëndimore të Shqipërisë.

Fillimi i javë së re pritet të rikthejë zhvillimet e vranësirave dhe vende-vende parashihen rrebeshe lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Sipas parashikimeve aktuale nuk priten reshje shumë të mëdha, por të lokalizuara vetëm në disa zona. Nxehtë në perëndim të rajonit e më freskët në lindje e veri. Kjo mbetet ende të ndjeket gjendja sinoptike dhe zhvillimi i situatës./MeteoBallkan

Të Ngjashme