Një skandal ka shpërthyer për shefin e OpenAI, Sam Altman.
Motra e tij ka ngritur padi duke pretenduar se ai ka abuzuar seksualisht me të nga viti 1997 deri në 2006.
Sipas mediave të huaja, Ann Altman ngriti padinë më 6 janar.
Ajo ishte 3-vjeçe dhe Altman 12-vjeç kur pretendon të ketë ndodhur ngjarja. Ann kërkon dëmshpërblim 75.000 dollarë.
Në një deklaratë të përbashkët në X, me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Sam Altman mohoi akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta. Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë. Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për familjen tonë”, shkruhet në deklaratë.
/tiranapost