ShowBizzz

Motra e Bes Kallakut flet për raportin me Xhensilen

Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ishte mjaftë e bujshme në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje, motra e aktorit, Ana, ka folur në emisionin “Studio A” në ATV, ku është shprehur hapur se ruan ende një marrëdhënie të mirë me Xhensilen, shkruan “Kosovarja”.

“Unë gjithmonë kam dashur që marrëdhëniet me njerëzit e afërt t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë me këdo që ka qenë pjesë e jetës sime,” u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime dhe komente në rrjetet sociale.



ks