ShowBizzz

Motra e Britney Spears flet për marrëdhënien me të: Jam e vetmja nga familja që s’kam përfituar nga ajo!

Motra e Britney Spears, Jamie Lynn Spears, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren, në episodin e fundit të reality show-t, “Im a Celebrity… Get Me Out Of Here”.

Motra e Britney Spears flet për marrëdhënien me të: Jam e

Jamie, 32 vjeçe, nuk nguroi të përgjigjej teksa u pyet nga Fred Sirieix nëse motrat e famshme nuk shkojnë mirë. “Unë e dua. Ajo është një motër e madhe dhe e mirë. Bota e ka parë këtë. Unë kam mësuar të ndaloj së foluri për këtë publikisht, por familjet kanë debate.

Unë dhe ajo, të dyja kemi patur një edukim shumë të ndërlikuar dhe rrethana shumë të ndërlikuara. Ne të dyjave na është dashur t’i trajtojmë ato në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë ia kemi hedhur fajin njëra-tjetrës, por nuk duhet ta kishim bërë.

Motra e Britney Spears flet për marrëdhënien me të: Jam e

Unë kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo mund të thotë se nuk kam marrë kurrë asgjë prej saj. Kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo tha: ‘Unë thjesht dua të jem motra jote’. Ne patëm një jetë vërtet të çuditshme, kështu që nuk mund t’ua shpjegojmë shumë njerëzve, por në fund të rrugës, e di që kjo është familja ime. Unë i dua ata”.