
2
Edhe pse “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar, drama mes Eglit dhe Gjestit vazhdon ende jashtë shtëpisë.
Pak javë më parë, Egli u shfaq në rrjete sociale me një arushë të quajtur “La Bubu”,ku është shprehur “Me kë ju ngjanë, ju ngjanë me dikë?”.
Ani pse Egli nuk përmendi emra kjo solli reagime të shumta në rrjet, duke u interpretuar si një thumb i drejtuar ndaj Gjestit, shkruan “Kosovarja”.
Ditën e sotme motra e Gjestit, Blerina, ka publikuar një video që duket si një përgjigje e qartë. Në video, ajo mban në dorë një lodër kangur dhe dëgjohet duke thënë me ironi: “E sa njeri është si ky”.
Andaj në rrjete sociale nuk kanë munguar reagimet e shumta nga ndjekësit e Eglit
ks