Modelimi në familjen Hadid është përfundimisht një çështje familjare.
Gjysmëmotra e madhe e Bella-s dhe Gigi-t, po ndjek hapat e tyre duke konfirmuar se edhe ajo ka gjenet e zotërimit të pasarelave.
Alana (vajza e Mohammed Hadid nga martesa e parë) bëri daljen e saj në pasarelë në Javën e Modës në Kopenhagen, duke prezantuar koleksionin e Munthe për sezonin pranverë/verë 2024.
Alana
Nuk ishte një xhiro e vetme dhe kaq! Modelja bëri dy dalje publike, e veshur si fillim me një fustan transparent me lule dhe rruaza të qëndisura në të.
Nën fustan, modelja mbante të veshur një palë tanga, ndërsa sandalet e zeza model gladiatori, grimi natyral dhe flokët e lëshuara që “luanin me erën” e kompletuan tërësisht pamjen e saj.
Veshja e dytë, një fustan lëkure me mëngë të gjata, i zi dhe me motive të qëndisura tek mëngët, xhepa të thellë dhe prerje të bukura lulesh, e “vulosën” protagonizmin në pasarelë të Alana Hadid.
Pas momentit debutues, Alana bëri një postim në Instagram për përvojën e saj si modele në Kopenhagen. “Kujtimet për Kopenhagën FW, shihemi sezonin e ardhshëm”, shkroi ajo në serinë e selfieve elegante dhe para pasqyrës.