Lajme

Motra raporton se e gjeti vëllain e saj të vdekur në Ferizaj

Një grua ka njoftuar policinë se ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj të hënën në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse , kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Rr. Enver Topalli, Ferizaj  02.12.2024 – 15:45. Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj viktimën mashkull  kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./teve1.info/