Lajme

MPB lanson faqen e re me informacione për udhëtime në zonën Schengen

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar faqen e re Paviza.eu  në të cilën qytetarët mund të informohen për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë

Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES). Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.  Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.