Turqia njoftoi se ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, pasi i njëjti është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të shërbimit izraelit në Turqi.
Liridon Rexhepi, u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit
E lidhur me këtë rast është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në përgjigjen për teve1.info, MPJD ka thënë se për arrestimin e Rexhepit, janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës atje.
Tutje thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet atje lidhur me rastin.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka marrë njoftim nga autoritetet turke për arrestimin e një shtetasi kosovar në Turqi. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke lidhur me këtë rast. Në lidhje me informacione të reja do t’iu mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjjen e MPJD-së.