Muhamet Alidemaj është dënuar më 13 vite burgim për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.
Vendimi është marrë të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Tëvë1.
“I akuzuari Muahmet Alidema e shpallet fajtor dhe e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej 13 viteve në të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit”, u tha në vendim.
Alidemaj akuzohej për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt në mars të vitit 1999.
Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar 130 shqiptarë.
