Lajme

Muhaxheri reagon pas sulmit fizik ndaj tij: Jam shëndosh e mirë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Muhaxheri ka publikuar një foto mes miq të tij, teksa e ka cilësuar sulmin si të “befasishëm”.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/