Lajme

Muja ia shpalos prioritetet në bujqësi homologes franceze

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, gjatë qëndrimit në Paris, u takua me ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Francës në sektorin e bujqësisë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.

Me këtë rast, Muja theksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të hapur dhe konkret, duke vënë në pah prioritetet kryesore të institucionit që drejton.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Muja, thuhet në komunikatë.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit institucional, me synim arritjen e një marrëveshje konkrete që do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale në të dy vendet.

Muja po zhvillon vizitëne parë zyrtare jashtë vendit që kur mori detyrën. Ai po merr pjesë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë SIA 2026

Të Ngjashme