Lajme

Mulliqi: Arritjet e Kosovës në diplomaci i takojnë edhe Presidentes Osmani

Aktivisti dhe politikani nga diaspora shqiptare në SHBA, Gino Mulliqi, ka deklaruar se sukseset e Kosovës në diplomacinë e jashtme nuk janë meritë e vetëm një institucioni apo individi, por rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas tij, në këto arritje ka rol edhe zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk është se është vetëm ajo meritore, por puna bëhet në mënyrë ndërinstitucionale – zyra e presidentes, qeveria dhe bashkëpunimi me SHBA-të. Nuk mund t’ia atribuojmë të gjitha meritat presidentes Osmani, por as t’ia mohojmë. Ajo është një nga faktorët që ka punuar në atë drejtim.

Kur Kosova është rreshtuar përkrah SHBA-ve në këtë ‘tunel’ ku jemi futur, si shtet nuk duhet ta humbim hapin dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim,” është shprehur Mulliqi.

Të Ngjashme