Moderatorja e “Ferma VIP” ka reaguar lidhur me mungesën e saj në spektaklin e madh të gjysmëfinales.
Moderatorja ndau në rrjetin social “Instagram” disa foto, duke theksuar se ishte e përgatitur për spektaklin dhe e kuruar deri në detaje, por një problem shëndetësor bëri që të mos ishte e pranishme, gjë të cilën e dëshmon edhe me një fotografi.
“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?!
Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!”, shkruan ajo.
Në këto kushte, gjysmëfinalja e këtij formati po moderohet nga opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço.
View this post on Instagram