Lajme

Mungesa e provave dhe dëshmitarëve, avokati i Veselit sfidon ZPS-në

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit Special mungesë provash dhe për mosthirrjen e dëshmitarëve kyç në procesin gjyqësor.

“Dëshpërimi të bëhet qesharak. Kur nuk ka prova, provat janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur nga prokurorët. Kur s’ke prova, mos ngre aktakuzë. Standardet nuk mund të ulen për pretekstin e ‘luftës për drejtësi’”, ka deklaruar Dixon.

Avokati tutje ka theksuar se shumë persona që mund të kishin dhënë prova nuk janë thirrur.

“Personat që mund të kishin dhënë prova për të mbështetur çështjen e prokurorisë, asnjëherë nuk janë thirrur. Dëshmitarët sipas ZPS pretendojnë që Veseli ka qenë i përfshirë në vepra penale, por nuk janë thirrur nga prokuroria. Janë të paktën 13 persona që mund të kishin ardhur për të dhënë dëshmi, por ZPS vendosi të mos i thërrasë fare”.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë fjalëve përfundimtare, Dixon ka kritikuar edhe mënyrën se si ZPS-ja ka trajtuar dokumentet dhe dëshmitarët.

“Qasja e ZPS për nxjerrjen e provave lidhur me dokumentet ishte jologjike. Kur vinte një dëshmitar që mund të komentonte dokumentin, ata nuk kërkonin nga dëshmitari të komentonte dokumentin, por kur je i frikësuar se çfarë mund të thotë dëshmitari, është më e sigurt të kërkosh pranimin e provave gojarisht”.

Ai ka nënvizuar se edhe kur dëshmitarët pohonin se nuk dinin asgjë, ZPS nuk e merrte parasysh këtë.

“Kur dëshmitarët thoshin që nuk di asgjë, sa herë ka ndodhur kjo e dini, dhe pavarësisht kësaj, ZPS thoshte se nuk ishte e nevojshme që të krijohet lidhja mes dokumentit dhe aktakuzës”, deklaroi avokati i Veselit,




Të Ngjashme