Lajme

Murati: Banka Zhvillimore po bëhet realitet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bëtë të ditur se ka marrë mbështetje nga Banka Botërore për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës.

Ai ka thënë se së shpejti do të fillojë puna për themelimin e kësaj banke.

“Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati ka thënë se gjatë takimeve në Uashington me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë zhvilluar takime të shumta ku është folur për bashkëpunim të programve me këto dy institucione.