Deputeti nga LVV Hekuran Murati, ka folur para gazetarëve, ku ka komentuar mospjesmarrjen e PDK-së në seancë konstiuive.
Ai u deklarua se nga PDK kanë kërkuar vazhdimisht konstiuimin e Kuvendit, ndërsa sot refuzuan përgjegjësinë e tyre.
“Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, ndërsa në ditën kur Kuvendi konstituohet, ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë e tyre”, tha ai ndër të tjera para gazetarëve.
