Lajme

Murati reagon për shumën e shpenzimeve për karburante të veturave për vitin e kaluar

Ministri i Financave,Hekuran Murati ka thënë se raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë.

Ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë! Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro. Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së. Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë“, ka thënë ai./teve1.info