Lajme

Murtaja e bagëtive ‘mbërthen’ rajonin/ A rrezikohet shqipëria? Ja çfarë thotë Ministria e Bujqësisë

Gjendja epizootike në Shqipëri është e pastër. Nisur nga gjendja epizootike në rajon si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj l, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë me dije se aktualisht nuk është konstatuar asnjë rast me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, ndërsa rastet me Brucelozë dhe Tuberkuloz janë sporadike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se MBZHR, AKVMB, AKU kanë marrë masat përkatëse duke ndërprerë importin e të imtave nga vendet ku është shfaqur sëmundja, si dhe në bashkëpunim me policinë janë ngritur grupe kontrolli për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit.

“MBZHR, AKVMB, AKU në bashkëpunim dhe me institucione të tjera po ndjekin nga afër gjithë situatën, si dhe janë marrë masa për :

-ndërprerje të importit të të imtave nga vende ku është shfaqur sëmundja;

-AKVMB ka ngritur grupe pune për sensibilizimin e trupës së saj inspektuese dhe të blegtorëve;

-janë informuar fermerët për shenjat e klinike të sëmundjes dhe masat që duhen marrë në çdo rast dyshimi;

-në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare janë ngritur grupe të përbashkëta kontrolli në akset nacionale dhe zonat kufitare për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit. Këto grupe janë të gatshme 24 orë”, thuhet në njoftim.