1
Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë koordinimi politik dhe për vendime që, sipas saj, i kanë sjellë dëm Kosovës.
Duke hedhur pikëpyetje lidhur me lirimin e tij dhe deklaratat për mediet serbe, Musliu tha se vetëm katër vjet pas çlirimit te Kosovës, Albini zgjodhi të bashkëpunonte me Nenad Rikalon, sipas saj, për te ringjallur KAN-in, nje levizje shqiptaro-serbe-ndërkombëtare, që siç thotë ajo në vitin 2005 e shndërroi në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Albin Kurti fjalët e para që i tha sapo shkeli tokën e Kosovës që tashmë ishte çliruar, ishin: “Ju nuk duhet te fokusoheni në lirimin tim, por në pasojat e këtij lirimi”. Një paralajmërim i mbështjellur me nje shtresë patosi patriotik, por qe ne realitet përfaqesonte nje ogur të keq për vendin. Ai vërtetë u lirua dhe askush nuk vuri kurrê në pikepyetje se si erdhi deri te lirimi i tij. Askush nuk vuri në pikëpyetje sfilatat e tij para mediave serbe. Ai, jo vetem qe u la i qetë, por u mirëprit nga shqiptarë të vuajtur tê cilët i gezoheshin çdo te mbijetuari”, shkroi Musliu.
Musliu në postimin e saj të gjatë ka sjellë fjalimin e Kurtit, sipas saj lavdërues, për Oliver Ivanoviçin.
“Një performance katastrofike perballe viktimave shgiptare. Në këtë rreshtim vijnë edhe Simiqi, Radojqiqi, Rashiqi, etj.. Marrveshjet e tij me Listën Serbe për te zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për ta votuar presidenten aktuale janë fakte, por koordinimi me Radojçiqin për të kaluar ligje në dëm të veteranëve të UÇK-së do të mbetet e pakrahasueshme në poshtërsinë e vet. E kështu me radhe deri te mafia energjetike me Vuk Hamoviqin. Albin Kurti, po ashtu në vazhdimësi ka deklaruar: Që nuk është kundër serbëve dhe se nuk do të jetë kurrë. Se déshiron “bashképunim mè tê fortë me komunitetin serb”, se ai eshte “kryeministri i tê gjithe gytetarëve”, pavarësisht nga etnia. Se Serbët kanë te drejta te barabarta qytetare sipas institucioneve të Kosovës”, shkroi ajo.
Musliu e akuzon Kurtin për hipokrizi e standarde të dyfishta por thotë se përgjigjja e qytetarëve do të jepet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ndër tjerash theksoi se vendi po përballet me izolim ndërkombëtar, krizë ekonomike dhe eksod masiv të qytetarëve.
Postimi i plotë si në vijim:


