Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duke komentuar fjalimin e ministres së tregtisë, Mimoza Kusari Lilajt, u ka thënë se nuk ke moral as njerëz as profesional me dal në foltore.
Musliu i thotë Kusar-Lilajt: “Je një patetiçkë ministre”.
“Po kthehem te ministrja që e mori fjalën, nuk ke moral as njerëz as profesional me dal në foltore dhe me na shit mend.
Përgjigja ime shumë e shkurt për ty është se vetëm këtë formë të komunikimit e njeh se të kemi dëgjuar duke fol me kolegët e tu, je një patetiçkë ministre”, tha ajo.
Kusari-Lilaj duket se refuzoi t’i kundërpërgjigjet.
