Lajme

Mustafa i LDK-së kritikon ofertën e Kurtit: S’kishte nevojë për ne, tani po bën formula

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një lidhje direkte në Debat Plus, ka folur lidhur me “ofertën gjeneroze” të Kurtit për subjektin e tyre politik.

Ai ka thënë se zgjedhjet kanë përfunduar më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe se, po të kishte Kurti sinqeritet në ofertën që e ka dhënë sot, ka mundur këtë ofertë ta bëjë që atëherë dhe të ulet e të bisedojë konkretisht, përfshirë edhe çështjen e Presidentit se si të tejkalohej ky problem.

“Por fakti që një gjë të tillë nuk e bëri… Ka formuar qeverinë vet me koalicionin që ka pasur parazgjedhor dhe me nëntë deputetët nga minoritetet jo serbe. Njëkohësisht të njëjtën gjë e ka bërë edhe me Kuvendin edhe me Qeverinë, nuk ka pasur nevojë për LDK-në dhe tash, kur erdhi koha që po flasim që dy muaj për Presidentin, një javë para se të skadojë afati që ka dhënë Gjykata Kushtetuese, fillon të bëjë formula…”.

“Duhet të rikujtoj edhe njëherë që ishte vet z. Kurti që pas takimit me Abdixhikun doli para mediave dhe u deklarua që nuk kemi nevojë për një kandidat për President me librezë partiake”, ka thënë ai.

Të Ngjashme