Analisti i filozofisë politike, Latif Mustafa ka thënë se fushata për zgjedhjet e 7 qershorit është e plogësht dhe e zbehtë.
Ai ka analizuar situatën aktuale të partive politike ku ka thënë LVV është në pozitën më të mirë, për faktin se sipas tij nuk ka stabilitet, ndërsa ka thënë se PDK është në pozitën më të disfavorshme momentalisht.
“Mustafa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë LDK po përpiqet të bëjë diçka, por sipas tij, fushata e Osmanit është më shumë mllef. Fushatë e plogësht e zbehtë. Në një anë kemi LVV e cila është në komfort zonë e cila është e strukturuar, me resurset shtetërore që i ka, nuk ka përçarje të brendshme. Kemi një LDK e cila po dëshiron me bë diçka të mirë. Fushata e Vjosa Osmanit është më shumë mllef sesa ofertë. PDK si partia më e fuqishme opozitare është në një lloj defanzive për shkak të incidenteve që ndodhën në Skenderaj. Edhe para kësaj e patën nisur në mënyrë të plogësht. Për momentin në pozitën më të disfavorshme sot është PDK”, ka thënë Mustafa.
