Lajme

Mustafai për refuzimin e vizitës së Çekut: Përpjekje për t`i izoluar shqiptarët

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafai ka thënë se refuzimi për vizitën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku është përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për ndërprerje të shkëmbimit kulturor mes Kosovës dhe Preshevës.

Mustafai deklaron se askush nuk mund të ndalë bashkëpunimin dhe solidaritetin mes shqiptarëve.

Tutje, ai ka thënë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen të Kosovës.

“Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”./teve1.info/