Muzeu i Luvrit në Paris po evakuon të gjithë vizitorët dhe stafin dhe po mbyllet herët sot për shkak se mori një kërcënim me shkrim.
Luvri tha se kushtet e sigurisë dhe alarmit do të rriten në vijim.
7,000 ushtarë janë vendosur në terren për të ruajtur rendin.
Askush nuk është lënduar sot dhe asnjë incident nuk është raportuar.
Policia e Parisit tha se verifikimet në muze po kryhen.
Alarmet ranë nëpër muzeun e madh në qendër të Parisit me pamje nga lumi Seine kur u njoftua evakuimi dhe në qendrën tregtare nëntokësore nën piramidën e saj.
Siguria ka qenë e brishtë ditët e fundit në Paris. Autoritetet franceze thonë se një ish-student i dyshuar për radikalizëm islamik vrau një mësues dhe plagosi tre persona të tjerë përpara se të kapej.
/tiranapost