ShowBizzz

“M’vjen marre prej familjes” – Alba reagon në lidhje me strategjinë e përfolur në klip me Blerandon

Alba ka thënë se është duke u ndjerë keq nga çështja se për të po flitet për lidhje dashurie dhe për pëlqim me banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kjo deklaratë e saj vjen pas një klipi që u shfaq në të cilën përmbajtja ishte se ajo dhe Blerando mund të kenë një pëlqim.

“Realisht siç e kam thënë edhe te darka unë këtë muhabet e kam diskutuar dy apo tre herë”.

“Kam inat që do të përfolem sërish në Prime për lidhje dashurie më vjen marrë së pari prej familjes”, ka thënë Alba.